Babai nga Prizreni e raporton të zhdukur vajzën e tij të mitur

Një baba ka raportuar në Polici së vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe se nuk është kthyer ende.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:00, në fshatin Piranë të Prizrenit, raporton Zeri.info.

‘Fsh. Piranë, Prizren, 27.10.2026 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri