Sot, temperaturat deri në 13 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.
IHMK-ja po ashtu ka bërë të ditur se, në orët e para të ditës mundësi për mjegull.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 e 3 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të arrijnë në 10 e 13 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 3 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: