E konfirmon Policia: Albert Sylaj u arrestua në Deçan

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e Albert Sylajt, i cili ishte në kërkim lidhur me vrasjen e rëndë të ndodhur më 25 tetor në Vitomiricë. Ai u arrestua sonte në Deçan, rreth orës 23:40.

Pas angazhimeve operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët, Policia e Kosovës ka lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar për rastin e vrasjes së rëndë në Vitomiricë të Pejës.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i Albert Sylajt u realizua të martën mbrëma në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore.

Vrasja e rëndë kishte ndodhur më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin në lokalizimin e të dyshuarit, duke bërë të ditur se veprimet e mëtejme procedurale do të zhvillohen në koordinim me organet kompetente të drejtësisë./Zëri