Lazio e “shkatërron” Sassuolon, fiton thellë në udhëtim dhe mban kreun e tabelës

Lazio e ka shkatërruar Sassuolon me rezultat 6-2, duke marrë kreun e Serie A, në një ndeshje ku vendasit mbetën me një lojtar më pak pas përjashtimit të Kristian Thorstvedt.

Lazio e nisi furishëm ndeshjen dhe kaloi në epërsi që në minutat e para, kur Kenneth Taylor shënoi pas një aksioni të nisur nga Gustav Isaksen.

Sassuolo reagoi shpejt dhe barazoi me Kristian Thorstvedt, por Lazio e riktheu epërsinë përmes Isaksenit.

Më pas, Romano Floriani Mussolini shënoi golin e tretë, i cili fillimisht u anulua për pozitë jashtë loje, por pas verifikimit me VAR u konfirmua.

Situata u vështirësua edhe më shumë për Sassuolon, pasi Thorstvedt u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj Mattia Zaccagnit.

Para përfundimit të pjesës së parë, Sebastiano Esposito ngushtoi rezultatin në 3-2, por Zaccagni shënoi golin e katërt për Lazion në minutat shtesë, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi 4-2.

Në pjesën e dytë, Tijjani Noslin realizoi dy herë, duke vulosur fitoren bindëse të Lazios me rezultat 6-2.

Lazio pati mundësi të shënonte edhe më shumë, por portieri i Sassuolos, Stefano Turati, priti dy penallti, fillimisht atë të Zaccagnit e më pas të David Frattesit.

Me këtë fitore, Lazio konfirmon formën e mirë dhe ngjitet në krye të tabelës së Serie A.

Lazio ka 25 pikë nga nëntë ndeshje, tri më shumë se Interi, që e ka edhe një ndeshje më pak.