Kurti: Arlinda, dëshmore në betejën për drejtësi

Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Drejtësisë po i kalon afati për dorëzimin e raportit tek kryeministri, për vrasjen e Arlinda Zekajt

Albin Kurti ia kujtoi sot këtyre dikastereve edhe sa orë i kanë mbetur, që t'ia sjellin pasqyrën fillestare për ta ndriçuar këtë rast.

Kreu i qeverisë, tha se bazuar në këtë raport, përgjegjësit që e neglizhuan rastin e gruas nga Vitomirica e Pejës, do të kenë pasoja ligjore.

49-vjeçaren që u vra në mënyrë makabare, me sëpatë nga ish-kunati i saj që ndodhet në arrati, i pari i ekzekutivit e cilësoi si dëshmore të betejës për drejtësi në Kosovë.

Kurti u pyet edhe për sigurinë e grave.