Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot, më 27 tetor, një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Në kuadër të vizitës, kryetarja Haxhiu do të zhvillojë takim bilateral me Kryetarin Gashi, si dhe takime me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe me kryeministrin Hristijan Mickoski.
Sipas njoftimit ajo do të takohet edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare, ndërsa programi i vizitës përfshin edhe vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor.