Sot, temperaturat deri në 14 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat në orët e para të ditës mundësi për mjegull, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet 0 e 3 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet do të arrijnë në 11 e 14 gradë Celsius.

Era do të fryjë në drejtim të verilindjes me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: