Harry Kane: “Jam vërtet pa fjalë”
Harry Kane, fituesi i Topit të Artë 2026, nuk i fshehu emocionet pas triumfit në ceremoninë e mbajtur në Londër.
“Jam vërtet pa fjalë. Të jem këtu në Londër është diçka e veçantë. Falënderoj të gjithë ata që më votuan”, deklaroi sulmuesi anglez pas marrjes së çmimit prestigjioz.
"E imagjinoj sa e vështirë ka qenë, pasi kishte shumë futbollistë të mëdhenj të nivelit botëror. Urime të gjithë kandidatëve dhe falënderoj bashkëlojtarët e mi te Bayern Munichu. Pa ju, asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur. I dërgoj një përqafim Vincent Kompanyt", përfundoi ish-futbollisti i Tottenhamit. /Zëri