Arrestohet personi i kërkuar me 2 vjet burgim për shpërndarje të narkotikëve
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një person 28-vjeçar, i cili ishte në kërkim për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.
Sipas njoftimit të Policisë, personi ishte dënuar me dy vjet burgim dhe gjobë prej 1.000 eurosh.
Pas përfundimit të procedurave policore, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës.