Histori në “Topin e Artë”, Lamine Yamal e arrin një rekord të jashtëzakonshëm

Lamine Yamal vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror, duke arritur një tjetër sukses në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026.

Ylli i Barcelonës ka fituar për herë të tretë radhazi çmimin Kopa, i cili i jepet talentit më të mirë të ri në botë.

Me këtë arritje, 19-vjeçari spanjoll bëhet futbollisti i parë që e fiton këtë çmim tri herë radhazi, duke vendosur një rekord të ri në historinë e këtij vlerësimi.

Yamal vazhdon të konfirmohet si një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit modern, ndërsa suksesi i tij dëshmon ndikimin e jashtëzakonshëm që ka pasur pavarësisht moshës së re.

Talenti i Barcelonës tashmë synon të vazhdojë me trofe dhe rekorde të reja në vitet e ardhshme. /Zëri