Miratohet rezoluta për mbrojtjen e grave
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore, e cila trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave dhe dhunën në familje ndaj grave dhe fëmijëve.
Rezoluta adreson edhe përgjegjësinë e institucioneve për parandalimin e këtyre dukurive dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës.
Në votimin në Kuvend, rezoluta mori 67 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.