Sveçla: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt kishte dosje të rëndë në Policinë e Kosovës

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt paraprakisht kishte një dosje të rëndë në Policinë e Kosovës.

Sveçla ka ngritur shqetësime për vendimet që, sipas tij, çuan në ndarjen e Arlindës nga fëmija dhe privimin e saj nga prona, duke thënë se në vend që të mbrohej viktima, situata kishte marrë drejtim të kundërt.

“Ishte e privuar nga fëmija i saj. Si një institucion ka marrë vendim që ta ndajë fëmijën nga nëna e t’ia japë babait, i cili pastaj këtë përgjegjësi ia delegon vëllait të tij, i cili paraprakisht ka një dosje të rëndë në Policinë e Kosovës, kurse ligji thotë që pothuajse automatikisht besimi për fëmijën i takon nënës”, ka deklaruar Sveçla në seancën e sotme.