Yamali arrin në ceremoninë e Topit të Artë me të dashurën e tij

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka mbërritur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë”, i shoqëruar nga e dashura e tij.

Futbollisti spanjoll është ndër kandidatët për çmimin prestigjioz, i cili vlerëson futbollistin më të mirë në botë për paraqitjet e tij gjatë sezonit.

Paraqitja e tij në tapetin e kuq, së bashku me partneren, ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve në ceremoninë e këtij viti.

Më poshtë mund të shihni pamjet.