Yamali shkruan historinë, e thyen një rekord të jashtëzakonshëm në Topin e Artë

Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde, duke shkruar histori edhe në ceremoninë e Topit të Artë.

Ylli i Barcelonës është bërë futbollisti i parë në histori që përfundon në mesin e dhjetë më të mirëve në garën për Topin e Artë në tri sezone radhazi, pa i mbushur ende 20 vjet.

Një arritje e jashtëzakonshme për talentin spanjoll, i cili po dëshmon se është ndër emrat më të rëndësishëm të futbollit botëror, pavarësisht moshës së tij të re.

Yamal vazhdon të konfirmojë statusin e tij si një prej yjeve të së ardhmes, ndërsa tashmë po ndërton një histori të veçantë në çmimin më prestigjioz individual të futbollit.

Në vitin 2024, kur u nominua për herë të parë për Topin e Artë, ai e zuri vendin e tetë në renditje.

Një vit më vonë, ai përfundoi i dyti, pas Ousmane Dembeles.

Sonte, ai është kandidat i fuqishëm për të triumfuar në këtë garë, për këtë çmim prestigjioz.