Termokos: Rikthehet furnizimi me ngrohje në Prishtinë

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se furnizimi me ngrohje ka filluar të rikthehet nga orët e para të ditës së sotme, pas kthimit në funksion të njësisë B2 të Termocentralit “Kosova B”.

Sipas Termokosit, për pjesën më të madhe të konsumatorëve, furnizimi tashmë është stabilizuar.

Ekipet e ndërmarrjes po vazhdojnë punën për stabilizimin e plotë të furnizimit edhe në pikat më të largëta të rrjetit.

Termokos ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin e tyre.