Koci propozon ditë zie për Arlindën dhe rastet fatale të grave

Avokati Arianit Koci, ka propozuar që në Kosovë të shpallet një ditë zie në nderim të Arlinda Zekajt dhe grave të tjera që janë vrarë gjatë vitit 2026.

Përmes një postimi, ai ka thënë se Arlinda Zekaj e meriton një ditë të tillë, duke theksuar se kjo është një përgjegjësi morale e shoqërisë.

Koci ka bërë të ditur se në këtë ditë do të përkujtoheshin edhe tetë gratë e tjera që kanë humbur jetën si pasojë e vrasjeve gjatë këtij viti.

“Arlinda Zekaj e meriton një ditë zie. E ne, si shoqëri, ia kemi borxh”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Propozimi vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, rast që ka nxitur reagime të shumta dhe thirrje për përgjegjësi institucionale në mbrojtjen e grave.