A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen?, flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konference për media ka folur për vrasjen e Arlinda Zekajt në fshatin Vitomiricë.
I pyetur nëse djali i viktimës ishte prezent në momentin kritik, Nikçi tha se dyshohet se për fat të mirë, ai nuk ishte pranë nënës kur u sulmua për vdekje nga ish-kunati.
“Këto janë rrethana që besoj që nuk duhet t’i ndajmë me opinionin publik, për shkak se rasti është shumë i rëndë, mirëpo dyshohet se nuk ka qenë i pranishëm, për fat të mirë, në momentin që ka ndodhur sulmi”, tha Nikçi.