Lunini hyn në histori, rekord i jashtëzakonshëm ndaj Barcelonës
Andriy Lunin ka vendosur një rekord historik pas fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.
Portieri ukrainas është bërë i pari në historinë 124-vjeçare të “El Clasico”-s, që regjistron të paktën katër fitore në pesë ndeshjet e para ndaj katalonjasve.
Reali fitoi 3-1 në vitin 2022, pastaj 4-1 dhe 3-2 në vitin 2024, ndërsa triumfoi edhe 2-1 të dielën. Humbja e vetme me Luninin në portë ishte ajo 4-0 në tetor 2024.
Kështu, portieri ukrainas e shndërroi fitoren e madrilenëve në një arritje personale historike. /Zëri