“Po du me pa djalin para se me vdekë” - avokatja e Arlinda Zekës: Të gjithë janë fajtorë, Prokuroria përgjegjësja kryesore
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekës, po qëndron me infuzion pas vrasjes së klientes së saj në mënyrë mizore mbrëmë në Vitomiricë të Pejës.
Avokatja Hoxha mes lotëve e trishtimit ka fajësuar shtetin për vrasjen e nënës së një fëmije.
“Nuk kom me vdekë pa e çu dikon në burg. Krejt janë të involvum në rast. Të gjithë janë fajtorë e sot po mundohen me gënjeshtra me e arsyetu veten. Prokuroria është përgjegjëse kryesore. Arlinda më ishte ba pjesë e jetës sime. Për çdo ditë më ka thirrë, e për çdo ditë kemi fol për hjekat e saj. Më ka thanë se po du me e pa djalin para se me vdekë”, ka thënë për Indeksonline mes lotësh avokatja Adelina Hoxha.
I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekës është kunati i saj, i cili aktualisht gjendet në arrati.