Mourinho hyn në histori, vetëm dy legjenda të Realit e kanë bërë këtë para tij

Jose Mourinho vazhdon të jetë makthi i Barcelonës. Fitorja 2-1 në “El Clasico” e fut trajnerin portugez në një listë ekskluzive të historisë së Real Madridit.

Jose Mourinho ka shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e Real Madridit, duke arritur një rekord që më parë e kishin realizuar vetëm dy trajnerë të klubit madrilen.

Sipas BBC-së, Mourinho është bërë trajneri i tretë në historinë e Real Madridit që regjistron gjashtë ndeshje radhazi pa humbje ndaj Barcelonës në “El Clasico”.

Ky sukses vjen 13 vjet pas përballjes së fundit të portugezit me katalunasit në drejtimin e skuadrës madrilene, duke dëshmuar se rikthimi i tij në këtë rivalitet historik ka pasur menjëherë ndikim.

Në shoqërinë e dy legjendave

Në gjashtë përballjet e fundit ndaj Barcelonës, skuadrat e drejtuara nga Mourinho kanë regjistruar katër fitore dhe dy barazime.

Me këtë arritje, portugezi i bashkohet dy emrave të mëdhenj të historisë së Real Madridit: Miguel Muñozit, i cili e realizoi këtë seri mes viteve 1962 dhe 1965, si dhe Vicente del Bosques, që e arriti mes viteve 2001 dhe 2003.

Mourinho dëshmoi edhe një herë se di si të përballet me Barcelonën, duke e udhëhequr Realin drejt një fitoreje të madhe në “Camp Nou”. /Zëri