Bien temperaturat, sot maksimalja 12 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë kësaj jave në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, sot, në disa zona, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu, ndërsa të martën dhe të mërkurën do të krijohen kushte për paraqitjen e mjegullës në orët e para të ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 dhe 15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet veriperëndimore dhe verilindore, me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë.
Ndërkaq për sot, e hënë, IHMK-ja bën të ditur se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ku vende-vende parashihen riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të arrijnë në 9 e 12 gradë Celsius.
Era dot ë fryjë në drejtim të veriperëndimit me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: