Driton Bilalli: 20 për qind e qytetarëve të Preshevës kanë votuar deri tani

Në Serbi po mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa deri në orën 14:00, 20 për qind e qytetarëve të Preshevës kanë ushtruar të drejtën e votës.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1 Driton Bilalli, anëtar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë.

“20 për qind e qytetarëve të Preshevës kanë votuar deri tani. Përveç disa problemeve teknike, gjithçka ka shkuar në rregull. Qendrat e votimit janë hapur me kohë”, ka thënë Bilalli.

Në këto zgjedhje, subjektet politike shqiptare në Luginën e Preshevës janë bashkuar në Koalicionin Shqiptar, me synimin për të garuar së bashku.