Shkencëtarët zbulojnë se implantet dentare mund të ndikojnë në reagimin imunitar ndaj infeksioneve
Një hulumtim i ri ka identifikuar një mekanizëm që mund të ndihmojë në shpjegimin e vështirësive gjatë trajtimit të infeksioneve të lidhura me implantet dentare, duke treguar se vetë materiali i implantit mund të ndikojë në reagimin e organizmit.
Sipas ScienceDaily, bakteret mund të kontribuojnë në korrozionin e implanteve prej titani, duke shkaktuar çlirimin e grimcave mikroskopike që ndërveprojnë me qelizat imunitare, transmeton Gazeta Shneta.Këto ndërveprime mund të ndryshojnë mënyrën se si qelizat imunitare reagojnë ndaj baktereve dhe të ndihmojnë në vazhdimësinë e inflamacionit përreth implantit.
Zbulimi mund të kontribuojë në zhvillimin e metodave të reja për parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve dentare. Megjithatë, rezultatet nuk nënkuptojnë se implantet dentare janë përgjithësisht të pasigurta apo se pacientët duhet t’i heqin ato.