Goditje për Arsenalin: Saka mund të humbasë 12 ndeshje, përfshirë atë me Real Madridin

Arsenali rrezikon të mbetet pa një nga futbollistët kryesorë për disa javë.

Bukayo Saka mund të mungojë për 6–8 javë pas lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimeve nga Anflia, ekzaminimet fillestare kanë ngritur shqetësime për një mungesë të gjatë të anësorit anglez, i cili u detyrua të largohej nga fusha që në minutat e para të ndeshjes në Mynih.

Nëse rikuperimi zgjat tetë javë, Saka mund të humbasë deri në 12 ndeshje, përfshirë duelin e rëndësishëm kundër Real Madridit, më 9 dhjetor.

Mungesa e tij do të ishte një goditje e madhe për Mikel Artetan, i cili duhet të gjejë alternativa në fazën sulmuese.

Megjithatë, Arsenali ende pret vlerësimin përfundimtar mjekësor për të përcaktuar kohëzgjatjen e mungesës së yllit të tij. /Zëri