Shkëndija dhe Vardari ndahen në paqe

Shkëndija dhe Vardari kanë barazuar pa gola (0-0) në derbin e javës së 11-të të elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut, raporton SHENJA.

Ndeshja solli lojë të fortë dhe raste nga të dyja skuadrat, por pa gola të vlefshëm.

Shkëndija arriti të shënonte përmes Xengues, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, vendim që u konfirmua edhe nga VAR-i.

Edhe Vardarit iu anuluan dy gola për pozicion jashtë loje në minutat e fundit të takimit.

Me këtë barazim, Shkëndija ka 24 pikë, ndërsa Vardari mbetet tri pikë prapa.

Në xhiron e ardhshme, Shkëndija do të përballet me Bregallnicën, kurse Vardari do të presë Struga Trim Lumin në fushën e vet.