Vidhet kasaforta e marketit në Mazgit të Obiliqit, merren para të gatshme
Një market në fshatin Mazgit të Obiliqit ka qenë cak i një vjedhjeje, gjatë natës së djeshme.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 00:20, në fshatin Mazgit të Obiliqit, raporton Zeri.info.
"Persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë me forcë në market, nga ku, sipas menaxherit, kanë vjedhur para nga kasaforta. Rasti është duke u hetuar", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri