Messi shkon në ceremoninë e Topit të Artë? 27.900 kilometra që e shqetësojnë Inter Miamin

Lionel Messi ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026.

Një udhëtim prej afro 27.900 kilometrash brenda pak ditësh dhe ndeshjet vendimtare të Inter Miamit e bëjnë situatën edhe më të ndërlikuar.

Messi ndodhet në Oviedo të Spanjës, ku e mori çmimin "Princesha e Asturias për Sport".

Pas ceremonisë, argjentinasi pritet të rikthehet në Shtetet e Bashkuara për t’iu bashkuar skuadrës së tij për ndeshjen ndaj New York Red Bulls, të planifikuar për të shtunën.

Nëse vendos të marrë pjesë edhe në ceremoninë e “Topit të Artë”, që do të mbahet të hënën në Londër, ylli argjentinas do t’i nënshtrohet një tjetër udhëtimi të gjatë transatlantik.

Sipas përllogaritjeve të Bolavip, të gjitha këto lëvizje mund të arrijnë në rreth 27.900 kilometra, një ngarkesë e konsiderueshme fizike dhe logjistike për futbollistin 39-vjeçar.

Rekordi i Carlos Velas, një tjetër objektiv i Messit

Përveç udhëtimeve, Messi ka edhe një objektiv sportiv për të cilin duhet të mendojë. Argjentinasi i ka realizuar 28 gola në sezonin e rregullt të MLS-së dhe synon t’i afrohet rekordit të Carlos Velas, i cili shënoi 34 gola në vitin 2019.

Inter Miami i ka edhe tri ndeshje për t'i zhvilluar në këtë fazë të kampionatit, ndaj çdo mungesë mund t’ia vështirësojë Messit mundësinë për ta barazuar rekordin e meksikanit.

Për këtë arsye, vendimi për të udhëtuar drejt Londrës nuk lidhet vetëm me pjesëmarrjen në një ceremoni prestigjioze, por edhe me përgatitjet e Inter Miamit për fazën vendimtare të sezonit.

Pjesëmarrja e Messit në ceremoninë e “Topit të Artë” mbetet e pakonfirmuar. /Zëri