De la Fuente e vlerëson Messin, por Topin e Artë ia dëshiron një spanjolli
Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, vazhdon ta shprehë admirimin për Lionel Messin, por mendon se Topi i Artë duhet t’i takojë një futbollisti spanjoll.
Trajneri beson se lojtarët e Spanjës kanë treguar cilësi të jashtëzakonshme dhe meritojnë të vlerësohen me çmimin më prestigjioz individual në futboll.
De la Fuente ka mbështetur emra si Lamine Yamal dhe Rodri, ndërsa ka vënë në pah edhe mungesën e disa futbollistëve spanjollë në listën e kandidatëve.
Messi, fitues i tetë Topave të Artë, mbetet një nga legjendat më të mëdha të futbollit, por përzgjedhësi spanjoll dëshiron që këtë herë çmimi të përfundojë në duart e një bashkëkombësi të tij. /Zëri