Vartësi i Belinda Ballukut sërish në SPAK, Ergys Verdho paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ergys Verdho është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.

Deri tani nuk dihet arsyeja pse Verdho ndodhet në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa kjo nuk është hera e parë që shihet në dyert e SPAK-ut.

Ai është parë edhe gjatë muajve maj, qershor, por së fundmi edhe më 8 tetor. /Tch