Spalletti ua përmend Leo Messin lojtarëve të Juves, si shembull që duhet ta ndjekin pas barazimit në Europa League

Juventusi barazoi 2-2 me Rennesin në një ndeshje dramatike, ku skuadra italiane nuk arriti ta shfrytëzonte plotësisht reagimin e saj në pjesën e dytë.

Pas ndeshjes, Spalletti foli për aspektet që duhet të përmirësojë skuadra e tij, duke theksuar se diferencën nuk e bën vetëm teknika, por edhe shpejtësia e të menduarit.

“Rëndësi kanë sytë dhe mendja, pastaj vjen teknika. Messi, për ta marrë një shembull, e kupton atë që po ndodh. Veprimi vjen më pas, pasi ideja dhe leximi i situatës janë krijuar paraprakisht”, ka deklaruar Spalletti.

Juventusi duhet të përmirësohet

Trajneri italian u shpreh se skuadra e tij duhet të mësojë të fitojë më shumë terren dhe të reagojë më shpejt kur ndryshon situata në fushë.

Ai gjithashtu kritikoi golat e pranuar nga Rennes dhe shprehu pakënaqësi për anulimin e golit të Jhon Lucumít në fund të takimit.

“Pësuam dy gola që nuk duhej t’i pësonim”, theksoi Spalletti, duke shtuar se skuadra duhet të bëjë më shumë për të arritur rezultate të vazhdueshme.

Juventusi shpëtoi nga humbja, por trajneri kërkon përmirësime të dukshme në vazhdim të sezonit. /Zëri