Jashari pas humbjes së Milanit: Një mbrëmje për t’u harruar, duhet të mësojmë nga këto ndeshje

Mesfushori shqiptar i Milanit, Ardon Jashari, nuk e ka fshehur zhgënjimin pas disfatës ndaj Bournemouthit në Angli.

“Ka qenë një mbrëmje për t’u harruar. Duhet të mësojmë nga këto ndeshje”, është shprehur Jashari pas takimit.

Milani e pati të vështirë që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa situata u komplikua edhe më shumë pas përjashtimit të portierit Mike Maignan.

Milani duhet të reagojë

Jashari ka theksuar se skuadra duhet të tregojë më shumë vendosmëri dhe frymë kolektive në ndeshjet e ardhshme.

Sipas tij, Milani duhet të jetë më i përgatitur që nga minutat e para dhe të dijë si të reagojë kur përballet me vështirësi.

Kuqezinjtë tashmë duhet ta lënë pas këtë disfatë dhe të përqendrohen te sfida e radhës, me synimin për t’u rikthyer te rezultatet pozitive. /Zëri