PSG-ja blindon yllin e së ardhmes, Désiré Doué e merr ofertën për rinovim
Paris Saint-Germain po punon për të siguruar të ardhmen e Désiré Doué, duke i paraqitur talentit francez një ofertë për rinovimin e kontratës.
Sipas raportimeve të mediave franceze, drejtuesit e klubit parisien i kanë propozuar 21-vjeçarit një marrëveshje të re deri në vitin 2032, me një rritje të konsiderueshme të pagës.
Kontrata aktuale e Doué me PSG-në skadon në qershor të vitit 2029.
PSG-ja vlerëson rëndësinë e tij në skuadër
Doué është shndërruar në një prej futbollistëve të rëndësishëm të projektit të trajnerit Luis Enrique.
Me paraqitjet dhe kontributin e tij në fazën sulmuese, francezi ka fituar një status më të lartë në skuadër, çka ka shtyrë drejtuesit të përmirësojnë kushtet e kontratës së tij.
Oferta synon ta shpërblejë lojtarin për rëndësinë që ka fituar dhe ta mbajë për një kohë të gjatë në Paris.
Edhe lojtari dëshiron të qëndrojë
Sipas raportimeve, Doué është i gatshëm ta vazhdojë aventurën me kampionët francezë.
Megjithatë, negociatat mund të zhvillohen pa nxitim dhe marrëveshja nuk konsiderohet ende e përfunduar.
PSG-ja po punon gjithashtu për rinovimet e futbollistëve të tjerë kryesorë, në kuadër të strategjisë për të ruajtur bërthamën e skuadrës për sezonet e ardhshme. /Zëri