E fejuara me fjalë prekëse për Laurentin: Do të të dua deri në frymën e fundit
Laureta Kosumi, e fejuara e TikTokerit dhe ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi, i cili humbi jetën në një aksident me motoçikletë, ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale.
Përmes disa fjalëve të mbushura me dhimbje, ajo ka shprehur dashurinë e madhe për të, duke lënë të kuptohet se humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh në jetën e saj.
“Shpirti jem i mirë, me ke lon me zemër të coptume. Kom me të dashtë pafundësisht deri në frymën tem të fundit. Fly high, shpirti i bardhë”, ka shkruar ajo.