Messi: Botërori, ëndrra që ma plotësoi karrierën
Pasi fitoi trofe të shumtë me Barcelonën, Leo Messi e veçoi triumfin me Argjentinën në Kupën e Botës 2022 në Katar si përmbushjen e një ëndrre që ishte edhe më e madhe nga sa kishte imagjinuar.
Golat e shënuar në finalen kundër Francës mbeten ndër më të rëndësishmit e karrierës së tij, për shkak të domethënies dhe rëndësisë së ndeshjes.
Messi foli edhe për këshillat e babait të tij, Jorge, me të cilin diskutonte vazhdimisht për futbollin pas stërvitjeve dhe ndeshjeve.
“Këshilla më e rëndësishme ishte të mos hiqja dorë nga përpjekjet. Të merrja topin dhe të provoja, pavarësisht nëse dilte mirë apo keq, sepse gjithmonë ekzistonte edhe një aksion tjetër”, tregoi ai.
I pyetur se si dëshiron të mbahet mend, Messi u përgjigj se dëshiron të kujtohet si një sportist i madh, i cili luftoi gjithmonë për objektivat dhe ëndrrat e tij. /Zëri