Tërmet i fuqishëm godet rajonin e Tibetit në Kinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7, ka goditur rajonin e Tibetit në Kinë.
Ky tërmet raportohet se ka ndodhur të enjten në orën 22:30, sipas orës lokale, raporton CNN.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, epiqendra ndodhej 183 kilometra në lindje-verilindje të qytetit Nagqu, në Rajonin Autonom të Tibetit, në Kinën perëndimore.