Reali rikthehet në ceremoninë e Topit të Artë, a është kjo një shenjë për Mbappén?
Real Madridi pritet të dërgojë një delegacion të rëndësishëm në ceremoninë e Topit të Artë 2026, që do të mbahet të hënën në Londër.
Sipas “L’Équipe”, disa nga lojtarët e nominuar të klubit do të marrin pjesë, ndryshe nga dy edicionet e fundit, kur Reali bojkotoi ceremoninë ose pati përfaqësim minimal.
Ky vendim ka nxitur spekulimet se Kylian Mbappé mund të jetë fituesi i këtij viti. Francezi është ndër kandidatët kryesorë, së bashku me Jude Bellingham, Vinícius Júnior dhe Marc Cucurella.
Megjithatë, pjesëmarrja e madrilenëve nuk është dëshmi se Mbappé do ta fitojë çmimin. Emri i fituesit mbetet sekret deri në shpalljen zyrtare.
Ceremonia do të zhvillohet një ditë pas El Clásicos mes Real Madridit dhe Barcelonës. /Zëri