27-vjeçari shpëton afro 20 fëmijë nga një autobus shkollor në lëvizje në SHBA

Një 27-vjeçar në Minnesota të ShBA-së është vlerësuar si hero pasi shpëtoi afro 20 fëmijë nga një autobus shkollor që rrezikonte të përfshihej në një aksident.

Ebro Ahmed vuri re autobusin me derën e hapur dhe, kur pa se shoferi kishte një urgjencë mjekësore, vrapoi drejt autobusit për të ndërhyrë.

Ai arriti të hipte në autobus dhe të frenonte, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Sipas autoriteteve shkollore, asnjë nga fëmijët nuk u lëndua. Shoferi u dërgua në spital, por më vonë u lirua dhe po rikuperohet në shtëpi.

Ahmed tha se ndërhyri sepse e ndiente si detyrë të tijën të ndihmonte fëmijët në rrezik.