Bastiset shtëpia e Bruno Fernandesit, hajnat i marrin bizhuteri luksoze
Kapiteni i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, është bërë viktimë e një vjedhjeje në vilën e tij luksoze, me vlerë rreth katër milionë funte, në Cheshire të Anglisë.
Sipas “The Sun”, tre persona të maskuar hynë në pronën e tij të mërkurën në mbrëmje dhe vodhën bizhuteri e sende të tjera me vlerë.
Në momentin e ngjarjes, Fernandes ndodhej në Itali për ndeshjen e Manchester Unitedit kundër Comos në Ligën e Kampionëve, ku skuadra angleze pësoi humbje 4-1.
Policia mbërriti në vendngjarje pas alarmit të një fqinji, por të dyshuarit ishin larguar. Autoritetet kanë nisur hetimet dhe po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë.
Nuk dihet nëse bashkëshortja e futbollistit, Ana Pinho, dhe dy fëmijët e tyre ndodheshin në shtëpi gjatë grabitjes.
Raste të ngjashme kanë prekur edhe futbollistë të tjerë të njohur, përfshirë Ruben Diasin, Jack Grealishin, Raheem Sterlingun dhe Riyad Mahrezin. /Zëri