Messi: Me Barcelonën fituam gjithçka dhe kënaqeshim duke luajtur

Lionel Messi ka kujtuar me nostalgji periudhën e tij te Barcelona, duke theksuar se përveç trofeve, skuadra shijonte çdo moment në fushë dhe gjatë stërvitjeve.

“Patëm fatin të fitonim gjithçka, por edhe ta bënim në atë mënyrë siç e bëmë. Kënaqeshim duke luajtur, duke fituar dhe duke arritur gjëra të rëndësishme. Mbi të gjitha, kënaqeshim në përditshmëri dhe gjatë stërvitjeve”, deklaroi argjentinasi në një intervistë për agjencinë EFE.

Messi e cilësoi Barcelonën si klubin e jetës së tij, duke kujtuar privilegjin e të luajturit përkrah legjendave si Xavi, Iniesta dhe Puyol.

Ai gjithashtu veçoi triumfin me Argjentinën në Botërorin e vitit 2022 si realizimin e një ëndrre që e plotësoi karrierën e tij.

Ylli argjentinas ndodhet në Oviedo, ku do të marrë çmimin “Princesha e Asturias” për sportin 2026. /Zëri