Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, Haradinaj: Nëse ndodh, duhet të ashpërsohet juridiksht

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka reaguar lidhur me mundësinë e kthimit në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara nga presidentja.

Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se, nëse ligji kthehet në Kuvend, ai duhet të ashpërsohet juridikisht dhe jo të zbutet.

“Nëse Ligji për Dhomat e Specializuara kthehet në Kuvend nga Presidentja, ai duhet të ashpërsohet juridikisht, e jo të zbutet! Zbrapsja do t’i faturohet si dështim kësaj klase politike, poaq sa ishte dështim votimi i GjS në vitin 2015”, thuhet në reagimin e saj.