Tre lojtarë të Real Madridit, në mesin e dhjetë futbollistëve më të paguar në botë

Real Madrid i ka tre futbollistë në dhjetëshen e lojtarëve me të ardhurat më të larta në botë për vitin 2026, sipas “Forbes”.

Kylian Mbappe renditet i treti me 100 milionë dollarë, Vinicius Junior është i pesti me 76 milionë, ndërsa Jude Bellingham zë vendin e tetë me 45 milionë dollarë.

Cristiano Ronaldo kryeson listën me 300 milionë dollarë, përpara Lionel Messit, i cili vlerësohet me 145 milionë. Ndërkohë, Lamine Yamal i Barcelonës renditet i gjashti me 55 milionë dollarë.

Shifrat përfshijnë pagat, bonuset dhe të ardhurat nga sponsorizimet e marrëveshjet komerciale. /Zëri

Lista e plotë e dhjetë futbollistëve më të paguar:

1. Cristiano Ronaldo – 300 milionë dollarë

2. Lionel Messi – 145 milionë dollarë

3. Kylian Mbappe – 100 milionë dollarë

4. Erling Haaland – 85 milionë dollarë

5. Vinicius Junior – 76 milionë dollarë

6. Lamine Yamal – 55 milionë dollarë

7. Sadio Mane – 54 milionë dollarë

8. Jude Bellingham – 45 milionë dollarë

9. Harry Kane – 42 milionë dollarë

10. Mohamed Salah – 40 milionë dollarë.