Juventusi pendohet që e la Zhegrovën jashtë listës së Evropës
Juventusi po pendohet për vendimin që të mos e përfshinte Edon Zhegrovën në listën për Ligën e Evropës.
Sipas TuttoJuve, paraqitjet e fundit të futbollistit kosovar kanë treguar se ai mund të ishte i dobishëm edhe në garat evropiane.
Megjithatë, bardhezinjtë nuk do të mundë ta aktivizojnë deri në fazën tjetër të kompeticionit.
Ndërkohë, lëndimi i Francisco Conceiçao mund t’i japë Zhegrovës më shumë hapësirë për të luajtur nga minuta e parë në Serie A.
Deri tani kosovari ka spikatur kryesisht si zëvendësues, duke shfrytëzuar shpejtësinë dhe driblimet nga krahu i djathtë.
Tashmë, Zhegrova ka mundësinë të dëshmojë se e meriton një rol më të rëndësishëm te Juventusi. /Zëri