Picula: Zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të bazohet në meritë, jo në afate politike

Zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të bazohet në meritë, e jo në afate politike, thotë eurodeputeti kroat, Tonino Picula.

“Duhet të jemi të përgatitur për një Bashkim që përfshin anëtarë të rinj, duke siguruar njëkohësisht se secili prej tyre është gati për anëtarësim. Kjo nënkupton përmbushjen e zotimeve, zbatimin e reformave dhe plotësimin e të gjitha kritereve”, shtoi Picula në një postim në platformën X.

Ai thekson se rrethanat gjeopolitike nuk duhet të shërbejnë si justifikim për t’u larguar nga kriteret.

“Duhet t’i bindim qytetarët tanë, përmes argumenteve, se zgjerimi e forcon Bashkimin, në vend që të dobësojë kapacitetin e tij për të vepruar. Anëtarësimi nuk është dhuratë – ai fitohet”, përfundoi Picula.