Sekuestrohen 7.6 tonë kokainë në Kolumbi, ishin të destinuara për Holandën
Policia kolumbiane ka sekuestruar 7.6 tonë kokainë të destinuar për në Holandë në portin e Kartagjenës.
Kështu njoftoi Presidenti Abelardo de la Espriella.
“Policia Kombëtare sapo ka arritur sekuestrimin më të madh të kokainës në portin e Kartagjenës në 10 vitet e fundit”, shkroi ai në X.
¡Golpe contundente al narcotráfico! La Policía Nacional acaba de lograr la mayor incautación de cocaína en el puerto de Cartagena de los últimos 10 años: 7,6 toneladas que tenían como destino los Países Bajos, en Europa. En tan solo 75 días de Gobierno, nuestra Fuerza Pública ha incautado 132 toneladas de cocaína, valoradas en 6.108 millones de dólares. ¡No hay tregua contra el narcoterrorismo! Cada dosis que impedimos que llegue a las calles salva vidas, y cada dólar que les arrebatamos debilita sus estructuras criminales. Porque el dinero del narcotráfico es el combustible que alimenta todas las formas de violencia. ¡Esto es apenas el comienzo de la Patria Milagro! ¡Firme por la Patria! ¡Viva Cristo Rey! (A.D.L.E.) ë
— Abelardo De La Espriella (@ABDELAESPRIELLA) October 20, 2026
Sipas Policisë Kombëtare të Kolumbisë, droga ishte fshehur mes kallam sheqerit dhe u gjet nga drejtoria e saj kundër narkotikëve në një operacion të koordinuar me Administratën Amerikane të Zbatimit të Ligjit për Drogën (DEA).
De la Espriella tha se forcat e sigurisë kishin sekuestruar 132 tonë kokainë, me vlerë rreth 6.1 miliardë dollarë, në 75 ditët e para të qeverisë së tij.
“Nuk ka armëpushim kundër narkoterrorizmit! Çdo dozë që parandalojmë të arrijë në rrugë shpëton jetë dhe çdo dollar që u marrim atyre dobëson strukturat e tyre kriminale”, shtoi ai.
Shërbimi i Prokurorisë Publike Holandeze (OM) konfirmoi se dy holandezë ishin arrestuar në Kolumbi. Sipas Agjencisë së BE-së për Drogën, 330 tonë kokainë u sekuestruan në BE në vitin 2024, nga 419 tonë në vitin 2023. /Telegrafi