Shiroka-Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike
Presidentja Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin e Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, i cili e ka uruar për detyrën dhe i ka dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit.
Sipas njoftimit nga Presidenca e Republikës së Kosovës, gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe bashkësive fetare.
“Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe bashkësive fetare, në shërbim të paqes, mirëqenies dhe tolerancës”, thuhet në njoftim.
Presidentja gjithashtu e ka vlerësuar kontributin e Kishës Katolike në Kosovë në ruajtjen e traditës, kultivimin e harmonisë ndërfetare dhe forcimin e frymës së solidaritetit e të bashkëjetesës.