PDK-ja konfirmon Vlora Çitakun ushtruese të detyrës së kryetares
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka konfirmuar se Vlora Çitaku është caktuar ushtruese e detyrës së kryetares së partisë, pas dorëheqjes së parevokueshme të Bedri Hamzës.
PDK-ja ka bërë të ditur se vendimi është marrë nga organet drejtuese të partisë.
“Pas dorëheqjes së parevokueshme të z. Bedri Hamza nga pozita e kryetarit të PDK-së, organet drejtuese të partisë kanë caktuar znj. Vlora Çitaku si ushtruese të detyrës së kryetares”, thuhet në konfirmimin e PDK-së për Ekonomia Online..
Partia ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe do të organizohen dhe mbahen zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet.
“Gjatë kësaj periudhe do të organizohen dhe mbahen zgjedhjet e brendshme të partisë në të gjitha nivelet”, thuhet tutje.