Shefi i BE-së dhe EULEX-it bashkë me ambasadorët e BE-së i shkojnë Kurtit në Qeveri

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare, si dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar.

Në një njoftim për media nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se Kurti pranoi urime për zgjedhjen e presidentes dhe kthimin e stabilitetit institucional, përkatësisht krijimin e kushteve për përqendrim të plotë në planin dhe prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri, transmeton Zeri.info.

“Krahas diskutimeve për vazhdimin e bashkëpunimit dhe reformat, u ri-konfirmua mbështetja për përparimin e Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e shkurtër për media. /Zëri