Gjyqtari Shehu liron protestuesit, vendos detyrim paraqitjeje për 22 pjesëmarrës të dhunshëm
58 personat e arrestuar pas protestës së dhunshme kanë dalë para Gjykatës së Tiranës, ku po shqyrtohen masat e sigurisë ndaj tyre.
Deri në këto momente për 22 persona gjyqtari Sokol Shehu ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.
Shqyrtimi i kërkesave për caktimin e masave të sigurisë vijon për personat e tjerë të arrestuar.