Tevezi organizon ndeshjen e lamtumirës, i fton Messin dhe Ronaldon
Carlos Tevez ka caktuar 20 dhjetorin për ndeshjen e lamtumirës, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin legjendar “La Bombonera”, në Buenos Aires.
Ish-sulmuesi argjentinas dëshiron që në këtë ngjarje të veçantë të marrë pjesë edhe Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, dy prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë së futbollit.
Tevezi ka luajtur përkrah Messit te Kombëtarja e Argjentinës, ndërsa me Ronaldon ishte bashkëlojtar te Manchester United.
Megjithatë, pjesëmarrja e dy yjeve ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ndeshja synon të mbledhë edhe emra të tjerë të njohur me të cilët Tevezi ndau fushën gjatë karrierës së tij. /Zëri