Sevilla ankohet ndaj La Ligës për transmetimin e ndeshjes me Real Madridin

Sevilla ka paraqitur ankesë zyrtare ndaj La Ligës për mënyrën e realizimit televiziv të ndeshjes kundër Real Madridit, duke kërkuar më shumë transparencë në transmetimin e aksioneve të diskutueshme.

Klubi andaluzian pretendon se disa ndërhyrje të dyshimta nuk u përsëritën mjaftueshëm, ndërsa penalltia e fituar nga Kylian Mbappe u shfaq disa herë nga kënde të ndryshme.

Sevilla kërkon pamjet origjinale të aksioneve të kontestuara, shpjegime për përzgjedhjen e kamerave dhe një hetim të plotë për mënyrën e realizimit të ndeshjes.

Polemika vjen pas përballjes në “Santiago Bernabeu”, ku klubi kërkon më shumë transparencë si në gjykimin e ndeshjeve, ashtu edhe në transmetimin televiziv. /Zëri